Site icon Telegrafi

Milani mendon për mesfushorin gjerman

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet duke transferuar futbollistë cilësorë.

Skuadra kuq e zi së fundmi ka vënë në shënjestër edhe mesfushorin gjerman, Kerem Demirbay.

24-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit në Bundesliga me skuadrën Hoffenheim duke qenë befasia më e këndshme pasi zunë pozitën e katërt.

Numri 10 i bardh e kaltërve ka qenë më meritori për këtë sukses duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar 10 asistime.

Forma e mirë ka bërë që ai të jetë edhe pjesë e Kombëtares gjermane në Kupën e Konfederatave ku shkëlqeu.

Milani është vënë pas tij dhe duket se ka bërë gati një ofertë.

‘Rossonerët’ mendojnë të ofrojnë rreth 20 milionë euro për transferimin e mesfushorit në Serie A.

Demirbay më parë ka luajtur edhe për Borussia Dortmund, Hamburg, Fortuna Dusseldorf dhe Schalke 04. /Telegrafi/

Exit mobile version