Senzacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman, Jonathan Tah mund ta lë Gjermaninë.
Mbrojtësi i talentuar gjerman ka treguar formë të lartë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman me Bayer Leverkusenin.
Milani është skuadra më e interesuar për ta transferuar talentin e Kombëtares së Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane dhe atyre italiane, Rossonerët kanë ofruar rreth 15 milionë euro për transferimin e tij.
Edhe pse është vështirë të besohet se Leverkusen do ta lë të lirë, gjatë ditëve në vijim pritet të ketë diçka më konkrete rreth këtij transferimi. /Telegrafi/