Site icon Telegrafi

Milani mendon për Aurier

Skuadra italiane, Milan ka filluar të bëjë përforcimet për edicionin e ri.

Pasi kanë transferuar mbrojtësin Matteo Musacchio dhe mesfushorin Franck Kessie, Milan nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Caku i ri i ‘Rossonerëve’ është një mbrojtës i krahut të djathtë dhe atë e kanë gjetur në Paris.

Fjala është për afrikanin, Serge Aurier i cili nuk ka gjetur hapësira në stinorin që sapo lëmë pas tek Parisi.

Mediat në Francë kanë raportuar se bisedimet mes dy klubeve tanimë kanë filluar.

Aurier ka pranuar transferimin te Milani, ndërsa tani italianët janë duke diskutuar për çmimin e lojtarit.

Besohet se ky transferim mund të mbyllet për një shumë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version