Milani është nikoqir i Dinamo Zagrebit në San Siro për ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët e nisën me barazim ndaj Salzburgut edicionin e sivjetmë në garën më të madhe evropiane, derisa skuadra kroate befasoi duke e mposhtur Chelsean.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Ante Cacic i kanë bërë përzgjedhjet e skuadrave që do të luajnë nga fillimi i ndeshjes.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Tomori, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.
Formacioni startues i Dinamo Zagrebit: Livakovic; S Ristovski, Sutalo, Peric; Moharrami, Ademi, J Misic, Ivanusec, Ljubicic; Orsic, Petkovic.
/Telegrafi/