Telegrafi

Milani luan në udhëtim te Celtic, formacionet zyrtare

Celtic është nikoqir i Milanit në kuadër të xhiros së parë të Grupit H në Ligën e Evropës.

Skuadra e madhe skoceze ka disa mungesa për këtë takim, ndërsa njëjtë janë edhe italianët.

Jullien, Edouard, Bitton dhe Johnson mungojnë te vendasit, teksa Calhanoglu, Musacchio dhe Rebic për Milanin.

Një ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në Celtic Park, ndërsa tanimë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Celtic: Barkas, Welsh, Duffy, Ajer, Laxalt, McGregor, Brown, Ntcham, Frimpong, Ajeti, Griffiths.

Milan:Donnarumma,Dalot, Romagnoli, Kjaer, Theo, Kessie, Tonali, Krunic, Castillejo, Ibrahimovic, Diaz. /Telegrafi/