Site icon Telegrafi

Milani kthehet te fitorja (Video)

Milani e ka fituar kryendeshjen e javës së 25-të në Serie A duke e mposhtur Fiorentinan në San Siro me rezultat 2-1.

Skuadra vendase ishte e parë që e gjeti golin. Juraj Kucka e mposhti portierin kundërshtar në minutën e 17-të.

Mirëpo, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë dhe ata e barazuan rezultatin vetëm katër minuta më pas. Nikola Kalinic ishte realizues (21’).

Pas gjysmë ore lojë, transferi i ri i Rossonerëve, Gerard Deulofeu, riktheu epërsinë e nikoqirëve me golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Deulofeu shënon golin debutues

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që vendasit e fituan ndeshjen falë realizimeve të tyre në fraksionin e parë.

Milani është i shtati në tabelë me 44 pikë, dhjetë më pak se Napoli që mban pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Fiorentina është në vend të tetë me katër pikë më pak se Rossonerët.

Në xhiron e ardhshme, Milani udhëton te Sassuolo, kurse Fiorentina është nikoqir i Torinos. /Telegrafi/

https://twitter.com/MondoMilan1899/status/833407814181744644

https://twitter.com/SP_Weekly/status/833408246249615361

https://twitter.com/Abs_mu/status/833411088628797440

Exit mobile version