Telegrafi

Milani kthehet te fitorja, mposht Torinon me golin e Giroud

Milani ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.

Pjesa e parë nuk solli edhe shumë, me të dy skuadrat që ishin koncentruar në  mbrojtje.

Rasti i vetëm erdhi në minutën e 18-të, me Antonio Sanabrian që gjuajti afër portës.

Milani u paraqit në pjesën e dytë me Rafael Leaon i cili gjuajti në kuadrat, por portieri mysafir ishte në vend.

Në minutën e 62-të, u shënua edhe goli i vetëm në këtë ndeshje me Olivier Giroud që gjeti rrjetën pas asistimit të Theo Hernandez.

Milani kishte edhe një rast me Theo Hernandez, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Kampioni aktual ngjitet në vendin e tretë pas kësaj fitoreje me 41 pikë, ndërsa Torino mbetet e shtata me 30 pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore