Milani ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Rossonerët kanë arritur të kthehen te fitoret, duke mposhtur Bolognan në udhëtim pas humbjes së thellë në shtëpi nga Atalanta.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 26-të me anë të Ante Rebic, i cili shënoi për 0-1 pas një topi të kthyer nga penalltia e humbur nga Zlatan Ibrahimovic.
Ahead at the break but plenty of room for improvement 💪
Primo tempo avanti… ma quanti brividi nel finale! 😥#BolognaMilan #SempreMilan@emirates pic.twitter.com/htcKhD46Cj
— AC Milan (@acmilan) January 30, 2021
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e vete, ndërsa u shënuan edhe dy gola.
Rossonerët arritën të shënojnë edhe në pjesën e dytë me anë të Franck Kessie (56’) nga penalltia për 0-2 dhe u mendua se loja përfundoi.
Bologna arriti të kthehet në lojë në minutën e 81-të duke shënuar me anë të Andrea Poli për 2-1, por deri në fund Milani arriti të mbahet mirë dhe të marrë një fitore të vlefshme.
Harder than we'd like but 3 points in the bag 👍
È così che si inizia il girone di ritorno: con i tre punti! 👍#BolognaMilan #SempreMilan @emirates pic.twitter.com/EAxQz8BDq4
— AC Milan (@acmilan) January 30, 2021
Pas kësaj fitore, Rossonerët e shohin veten në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Bologna zë vendin e 13-të me 20 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Milani e pret Crotonen, ndërsa Bologna udhëton te Parma. /Telegrafi/
2⃣ A second Serie A goal this season for Ante Rebic! Great instinct to follow up and good composure to finish…https://t.co/uLd8cH8iAH
— SempreMilan (@SempreMilanCom) January 30, 2021
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355535184096059392
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1355541904000221199