Milani ka fituar në shtëpi ndaj Torinos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Rossonerët janë kthyer të fitorja, pasi pas humbjes nga Juventusi kanë mposhtur Torinon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Rafael Leao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Brahim Diaz.
Në minutën e 36-të, Milani gjeti edhe golin e epërsisë 2-0, ku kësaj radhe ishte Franck Kessie që shënoi nga penalltia.
2 goals, 1 scare. A comfortable first half, all-in-all. Let's keep it up 💪
Ottimo primo tempo, continuiamo così 💪#MilanTorino #SempreMilan@emirates pic.twitter.com/uMbYidvxqg
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, pasi Torino tentonte të rikthehej në lojë, ndërsa Milani donte menaxhimin e rezultatit.
Megjithatë, në fund asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë 2-0.
https://twitter.com/acmilan/status/1348023336446664704
Pas kësaj fitore, Rossonerët e shohin veten në pozitën e parë me 40 pikë apo katër më shumë se Interi i dyti, ndërsa Torino zë vendin e 19-të më 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Milani luan në udhëtim te Cagliari, ndërsa Torino e pret në shtëpi Spezian. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1348001124444471300
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1348003242773504011