Telegrafi

Milani kompleton rikthimin e pabesueshëm në derbin madhështor (Video)

Milani ka arritur që të sigurojë një barazim në sekondën e fundit të derbit ndaj Interit, në një super sfidë të zhvilluar në Giuseppe Meazza e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Më shumë se asnjëherë më parë u mblodhën tifozë në stadium për të përkrahur ekipet e tyre, pavarësisht një orari të pazakontë dhe të papërshtatshëm për shikuesit evropianë, ku kësaj radhe u favorizua tregu aziatik.

Tifozët aziatik nuk munguan në derbi…

Kjo edhe për shkak të pronarëve të të dyja klubeve, me ata të Milanit që madje ishin edhe prezent në shkallët e stadiumti për këtë duel.

Koreografia e Interit

Dyja tifozeritë ultras, Curva Nord dhe Curva Sud, shpalosën koreografitë e tyre spektakolare, të cilat demonstruan përkrahjen dhe dashurinë ndaj klubeve në këtë kohë krize të rezultateve dhe arritjeve të mëdha për ta.

Koreografia e Milanit

Ndeshja filloi me dy trajnerët të cilët vendosën formacione sulmuese, ku ai i Interit vendosi të startojë me Nagatomon dhe Joao Marion, kurse Banega ngrohu stolin.

Minutat e para ishin shumë dinamike. Milani rrezikoi me Deulofeun dhe Baccan, por Handanovic nuk lejoi asnjë befasi.

Interi menjëherë u kundërpërgjigj me Icardin që gjuajti për pak mbi portë, kurse loja ishte intensive me shumë aksione dhe kundërsulme, ku Milani regjistroi gjashtë goditje për pak minuta.

Në minutën e 32-të ishte një kundërsulm i Sosas ai që rrezikoi Handan, i cili sërish u shfaq i vëmendshëm në zonë. Sërish Rossonerët me Deulofeun që tejkaloi bukur Medeln, megjithatë, goditjen Handanovic ndali këtë përpjekje në mënyrë bravoroze.

Tifozët kosovarë në stadium…

Pas këtij rasti takimi ndezet dhe Interi insiston për golin.

Ishte një pasim perfekt nga 60 metra i Roberto Gagliardinit ai që gjeti në zonë Antonio Candrevan, i cili me komopzitet të jashtëzakonshëm arrin të parabollojë portierin Donnarumma nga një afërsi shumë e madhe për 1-0. Një gol i bukur, i një loje të bukur (35’).

Festimi i golit nga Candreva

Pas pësimit të golit, Milani tentoi të marrë lojën nën kontroll, por lë hapësira të mëdha prapa. Interi tenton të përfitojë nga kjo dhe tenton me Icardin i cili nuk arrin të fusë topin në rrjetë në minutën e 39-të.

Momenti tjetër nga festimi i golit të parë…

Nerazzurët vazhdimisht tentonin me kundërsulme dhe arritën të shfrytëzojnë hapësirën kur Perisic pas një depërtimi në një kundërsulm në krahun e tij, arriti të gjente në pozitë të mrekullueshme Icardin, që realizoi golin e tij të 21-të këtë sezon për 2-0 dhe epërsinë (44’).

Festimi i Icardit pas golit të dytë…

Krejt në fund të pjesës së parë ishte Mati Fernandez ai që provoi, por nuk ja doli të ngushtonte.

Një pjesë e parë ku Interi demonostroi cilësinë e madhe indivivuale të lojtarëve në krahasim me Milanin.

Shpirt i madh luftarak…

Me ritëm të njëjtë si fundi i pjesës së parë vazhdoi edhe fillimi i pjesës së dytë, ku Interi rrezikoi me anë të Perisic i cili shpërdoroi (49’).

https://twitter.com/MHChehade/status/853204299039600641

Kucka me një gërshërë në minutën e 52-të provoi të zbuste disavantazhin, megjithatë Handanovic sërish tregoi se është në ditën e tij më të mirë.

Loja e mirë e Interit vazhdon, me shpejtësi dhe agresivitet në sulm, ku Perisic lëshoi një mundësi të artë së pari në minutën e 54 dhe më pas edhe Icardi në minutën e 57-të me një tjetër mundësi të mirë e cila u ndal nga Donnarumma.

https://twitter.com/MHChehade/status/853206772064169984

Milani nuk u ndal dhe vazhdoi të sulmonte pavarësisht se shumë lojtarë Rossoner nuk ndiheshin në disponim për lojë.

Kështu, Deulofeu gjuajti nga 20 metra një goditje të fuqishme e cila sërish u ndal nga Handanovic, që ishte i pamposhtshëm. Ndodhi kjo në minutën e 65-të.

Milani vazhdoi me insistimin duke krijuar me Baccan i cili shfrytëzoi një gabim të Mirandas, i pasuar nga një tjetër gabim i Handanovicit të cilit i shpëtoi topi nga duart, por Bacca nuk tregon përqëndrim për të ngushtuar në minutën e 72-të.

Në minutën e 84 shpaguhet dominimi i madh i Milanit, kur Alessio Romagnoli realizoi për 2-1 dhe shpresën për Milanin shtatë minuta pa përfunduar dueli.

https://twitter.com/SP_Weekly/status/853220610213859328

Rritet presioni për Nerazzurët, të cilët e kanë mbrojtjen si opsion të vetëm deri në fund të takimit.

Krejt në fund të ndeshjes Milani rrezikon, por mbrojtja e Interit mbahet, teksa Interi me një kundërsulm të mirë me Icardin dhe Eder, nuk arriti që të gjente golin e tretë dhe të sigurisë.

Kur të gjithë menduan se gjithçka ishte e përfunduar në skenë u shfaq Cristian Zapata, i cili shfrytëzoi një gabim nga Handanovic për të realizuar në sekondën e fundit për 2-2 dhe barazimin e pabesueshëm për Rossonerët (90+7). Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

https://twitter.com/moradfutbol/status/853224856942411779

Milani vazhdon të mbetet mbi Interin në tabelë dhe vazhdon t’i mbajë gjasat për Ligën e Evropës, teksa Interi nuk ka më asnjë gjasë dhe fitorja vetëm sa shton hidhërimin te tifozët.  /Telegrafi/