Telegrafi

Milani komod në triumfin ndaj Atalantas

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë pas fitores prej 2-0 kundër Atalantas në San Siro.

Pas një goditjeje të Theo Hernandez, topi u përplas në shtyllë, e goditi portierin Juan Musso dhe hyri në portë (25’).

Me epërsi minimale për Rossonerët, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa vendasit e shënuan edhe një gol në pjesën e dytë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Rafael Leao e gjeti për mrekulli Junior Messias në qendër dhe ai shkoi përpara për ta dyfishuar epërsinë (86’).

Falë kësaj fitoreje, Milani është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë me 47 pikë, aq sa ka edhe Interi në vend të dytë, ndërsa Roma në vend të tretë është tri pikë prapa.

Atalanta mbetet e gjashta në renditje me 41 pikë të arkëtuara pas 24 javësh. /Telegrafi/