Telegrafi

Milani, klubi që shpenzoi më së shumti gjatë afatit të janarit

Asnjë klub evropian nuk ka shpenzuar më shumë se sa Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rossonerët kanë derdhur hiç më pak se 70 milionë euro për Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta.

Përkundër vështirësive me Fair Playn Financiar, Rossonerët ishin shumë aktiv në treg duke sjell dy top lojtarë të rinj.

Edhe Paqueta edhe Piatek kushtuan nga 35 milionë euro, plus bonuset, nga Flamengo respektivisht Genoa.

Milani është larg skaudra që shpenzoi më së shumti në gjithë Evropën, me PSG-në që mbeti në vendin e dytë me 45 milionë euro të shpenzuara për Leandro Paredesin.

Bournemouth është në formë të papritur në vendin e tretë, sipas La Gazzetta dello Sport, kjo për shkak se paguan 35 milionë euro për Dominic Solanke dhe Chris Mepham.

Një tjetër skuadër nga Liga Premier është në vendin e katërt me 25 milionë euro dhe RB Leipzig është në vendin e peshtë me 19 milionë euro të shpenzuara për Amadou Haidaran.

Përndryshe ky afat kalimtar i janarit ishte një prej afateve më joaktive nga top klubet evropiane, duke u besuar kryesisht skuadrave aktuale. /Telegrafi/