Trajneri i Chelseatt, italiani Antonio Conte “dëshiron të kthehet në Itali dhe Milani mund të jetë klubi ideal për të”, ka thënë Luciano Moggi.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, është kthyer të flas përsëri për futbollin italian apo më saktë për skuadrën e Milanit.
Moggi ka folur rreth trajnerit të ardhshëm të Milanit, pasi kohëve të fundit është përmendur për një largim të Vincenzo Montellas.
Sipas Moggit, Conte do të ishte trajneri ideal për Rossonerët, pasi po dëshiron kthimin në Itali.
“Conte dëshiron të kthehet në Itali dhe Milani mund të jetë klubi ideal për të”, ka thënë fillimisht Moggi për Tuttojuve.com.
“Nëse ai do të fitonte diçka me Chelsean këtë sezon, largimi i tij mund të jetë i mundur”.
Rossonerët kanë luftuar deri tani nën drejtimin e Montellas dhe tashmë ishin lidhur shumë me një ofertë për Conten vitin e kaluar.
Emra tjerë të lakuar për stolin e Rossonerëve janë edhe Paulo Sousa, Ëalter Mazzari dhe Carlo Ancelotti. /Telegrafi/