Telegrafi

Milani kërkon Zazan

Klubi italian, AC Milan që duket se sërish do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, qysh tash është duke menduar për tregun e verës.

“Rossonerët” ia kanë vënë syrin futbollistit te Juventusit, Simone Zaza-s. Mediat italiane raportojnë se klubi nga “San Siro” në verën që vjen synon ta blejë Zaza-n, i cili po kalon sezon mjaft të mirë me kampionët e Italisë.

Ndryshe, Zaza kërkohet edhe nga AS Roma dhe Chelsea. /Telegrafi/