Shënon gola vendimtar për Arsenalin, por nuk është pjesë e formacionit bazë.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud pritet të largohet nga Arsenali pas hapësirave të pakta që ka.
E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, pasi është Milani që po e kërkon sulmuesin shtatgjatë.
Kolumbiani Carlos Bacca mund të largohet nga ‘San Siro’, ndërsa Giroud parashihet si zëvendësuesi i tij.
30-vjeçari është nën kontratë me klubin londinez deri në muajin qershor të vitit 2018.
Mirëpo besohet se një ofertë prej 25 milionë euro mund ta bind Arsenalin të heqë dorë nga sulmuesi i tyre. /Telegrafi/