Ka raportime në rritje tek mediat italiane se trajneri Simone Inzaghi po shqyrton një propozim nga Milani, dhe jo Juventusi, për të lënë Lazion.
Trajneri italian është njëri nga më premtuesit në futbollin italian, ndërsa së fundmi ka fituar Kupën e Italisë me një fitore 2-0 ndaj Atalantas.
Sipas gazetave italiane Corriere della Sera dhe Gazzetta dello Sport, Inzaghi mori një telefonatë nga Milani për të pyetur për disponueshmërinë e tij.
Ai do të ndjekë gjurmët e vëllait të tij të madh, Pippos, i cili ishte trajner i Milanit gjatë sezonit 2014-15.
Lazio është ende e vendosur të mbajë Inzaghin dhe ka paraqitur një kontratë të re me vlerë 1.8 milion euro në vit plus bonuse.
Paga e tij aktuale është 1.2 milion euro në vit tek ekipi nga Olimpico, ndërsa së fundmi është lidhur edhe me stolin e Juventusit. /Telegrafi/