Milani janë të interesuar për yllin e ri të Udineses, Jakub Jankto dhe atë të Ajax, Justin Kluivert.
Rossonerët harxhuar në verë rreth 200 milionë euro, por shumica e transferimeve nuk kanë ndezur ende.
Sipas asaj që shkruan calciomercato.it, klubi kuqezi është vënë pas dy talentëve.
I pari në listë është Jakub Jankto, lojtar që pëlqehet nga Gennaro Gattuso. Për të duhet të luftojë me Arsenali që po ashtu e pëlqen.
Milani po ashtu e dëshiron rikthimin e Gerard Deulofeu, i cili ishte më herët në Milan.
Deulofeu nuk dëshiron që të kalojë si huazim dhe mund të mos ndodh transferimi.
Dhe falë kësaj në listë është futur Justin Kluivert, djali i ish yllit të Milanit, Patrick.
Ylli i Ajaxit e ka për menaxher Mino Raiolan, i cili së fundmi nuk ka marrëdhënie të mira me Massimiliano Mirabelli. /Telegrafi/