Sipas medieve italiane, Milani dëshiron sulmuesin e Napolit, Manolo Gabbiadini, por do t’ju duhet të presin deri në verë.
Sulmuesi italian është tepricë e futbollistëve në San Paolo, dhe ka qenë subjekt i interesimit nga skuadrat angleze, West Bromwich Albion, Southampton dhe ajo gjermane, Wolfsburg.
Ndërsa, tani Radio KDF raporton se edhe Rossonerët janë të interesuar për shërbimet e tij dhe kanë bërë kontakt me agjentin e tij, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ‘Diavolo’ duhet të qëndrojnë pa investime edhe në këtë afat kalimtar për shkak që ende nuk ka përfunduar ndërrimi i pronësisë nga Silvio Berlusconi tek Sino-Europe Sports.
Prandaj, transferimi do të duhet të presë deri në verë, nëse Napoli do të kishte lejuar që Gabbiadinin ta lënë fillimisht në një marrëveshje huazimi. /Telegrafi/