Cesc Fabregas duket se po kalon momentet e fundit te Chelsea.
Mesfushori spanjoll nuk është pjesë e formacionit bazë tek londinezët dhe ka menduar largimin.
Pasi gjatë janarit dështoi largimi i tij, në verë thuajse është i sigurt.
Skuadra italiane, Milan është duke këmbëngulur për transferimin e spanjollit në ‘San Siro’.
Me investorët kinez që pritet të marrin drejtimin e Milanit pritet edhe një ofertë joshëse për spanjollin.
Sipas medieve italiane, Milan po mendon të ofrojë rreth 30 milionë euro për Fabregasin.
29-vjeçari ka edhe disa opsione për të vazhduar karrierën në kampionatin kinez ose Amerikë, por destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë Milano. /Telegrafi/