Klubi i njohur italian, Milan pritet të realizojë një përforcim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e Juventusit, Arturo Vidal, i cili tani gjendet te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Mediat në Itali raportojnë se ai mund të kthehet përsëri në Serie A, ku kishte luajtur te skuadra kampione Juventus.
Ndryshe, përveç Milanit për Vidalin është i interesuar edhe Chelsea. /Telegrafi/