Site icon Telegrafi

Milani ka vendosur ta shesë super lojtarin në janar

Milani nuk po llogarit në kapitenin e ekipit Davide Calabria dhe mund ta shesë atë në janar.

Drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar Calabrias marrëveshje të re, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2025 dhe po mendon ta shesë lojtarin në afatin e dimrit, sipas Nicolo Schira.

28-vjeçari italian thuhet se është gati të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Interesim për mbrojtësin e djathtë tashmë ka shfaqur Como, Galatasaray dhe klube nga Arabia Saudite dhe Katari.

Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 7.5 milionë euro.

Këtë sezon, Davide Calabria ka luajtur dhjetë ndeshje për Milanin, duke shënuar një gol. /Telegrafi/

 

Exit mobile version