Telegrafi

Milani ka siguruar shërbimet e Thauvin falas për në verë

Florian Thauvin duket se ka vendosur t’i bashkohet Milanit në verë.

Sulmuesi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille.

Reprezentuesi i Kombëtares së Francës nuk ka pranuar vazhdimin e saj dhe do të largohet në verë si futbollist i lirë.

Mediat franceze dhe ato italiane kanë raportuar se është Milani që ka një marrëveshje me lojtarin.

Kjo marrëveshje pritet të publikohet në fillim të muajit shkurt dhe Thauvin shihet si një lojtar i ri i Rossonerëve i cili do t’iu bashkohet atyre nga qershori.

28-vjeçari besohet se ka nënshkruar një parakontratë me Milanin që do ta mbajë atë në San Siro deri në verën e vitit 2025.

Vlen të theksohet se për lojtarin interesim kishin shfaqur edhe Roma, Atalanta, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Thauvin këtë edicion në 27 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime. /Telegrafi/