Site icon Telegrafi

Milani ka marrëveshjen për Ocampos

Adriano Galliani ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje mes Milanit dhe Genoas për Lucas Ocampos.

Rossonerët po presin që të marrin anësorin si huazim pas largimit të M’baye Niang.

Lexo po ashtu LIVE: Transferimet e lojtarëve minut pas minuti

Ocampos është në huazim te Genoa dhe prandaj është klubi i Marseille ai që duhet të japë aprovimin për këtë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Milani

“Marseille ende nuk është përgjigjur”.

“Ekziston një marrëveshje mes Milanit dhe Genoas, por neve na mungon OK e Marseille kështu që duhet të presim”.

“Niang? Ai shkoi në huazim, të shohim”, u shpreh Galliani. /Telegrafi/

Exit mobile version