Mediat italiane raportojnë se Milani ka një marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Sampdorias, Ivan Strinic, i cili mund të arrijë si transferim i lirë në verë.
Mbrojtësi kroat nënshkroi për klubin Blucerchiati nga Napoli në verë, dhe ai ka dy asistime në 14 ndeshjet e tij të Serie A këtë sezon.
Sipas mediumit Sky, kontrata e tij mbaron në fund të sezonit dhe Rossonerët tashmë kanë arritur një marrëveshje për të sjellë mbrojtësin në San Siro.
Kur Sampdoria nënshkroi me Strinicin ata nuk njoftuan kohëzgjatjen e kontratës së tij, ndonëse Gazzetta dello Sport ka raportuar se ai ka kontratë deri në vitin 2020.
Prandaj nuk është e qartë nëse kontrata e tij është e vërtet, ndonëse Sky është i bindur se do të bashkohet me Milanin gjatë verës.
30-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Hajduk Splitin në Kroaci dhe Dnipron në Ukrainë.
Strinic gjithashtu është edhe një reprezentues i rregullt i kombëtares kroate, ku ka plot 40 paraqitje për ballkanasit. /Telegrafi/