Site icon Telegrafi

Milani ka marrëveshje për kushtet personale të Botman, por Newcastle dhe Tottenham janë ende në garë

(Foto: Instagram/svenbotman_)

Agjenti i Sven Botman ka zhvilluar një takim të gjatë me përfaqësuesit e Milanit, ndërsa raportohet se mbrojtësi i Lille ka arritur marrëveshje për kushtet bazë personale me Rossonerët.

Qendërmbrojtësi ka qenë shënjestër e klubit italian gjatë afatit kalimtar të janarit, porse në garë janë edhe Newcastle United dhe Tottenham Hotspur.

Klubi francez refuzoi ta shiste në mes të sezonit, ndërsa gjërat do të ndryshojnë në verë, kur edhe pritet largimi i tij nga Ligue 1 për në shumë më të madhe se 30 milionë euro.

(Foto: Instagram/svenbotman_)

Agjentët e Botman i kanë vizituar zyrat e Casa Milan pasditen e sotme (e enjte), ku kanë qëndruar për disa orë të përfshirë në bisedime me përfaqësues të klubit nga Serie A.

Lexo po ashtu Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches - Botman

Sportitalia njofton se është arritur marrëveshje për kontratë bazë pesëvjeçare me përfitime vjetore prej 2.5 milionë eurosh plus bonuset.

Në anën tjetër, eksperti i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, thotë se Newcastle dhe Tottenham mund t’i ofrojnë klubit të Lille shumë më tepër se Milani. /Telegrafi/

Exit mobile version