Skuadra italiane Milan është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për afatin kalimtar dimëror.
Rossonerët nuk janë të kënaqur me mbrojtësit aktual si Conti e Calabria dhe duan një mbrojtës të ri për këtë pozitë.
Milani ka katër alternativa për këtë pozitë të mbrojtjes dhe objektivi i tyre është të marrin njërin nga ta.
Kuqezinjtë kërkojnë huazim me të drejtë blerje, gjë që e bënë më të komplikuar transferimin e njërit nga mbrojtësit.
Santiago Arias i Atletico Madrid, Serge Aurier i Tottenham Hotspur, Djibril Sidibe i Evertonit dhe Denzel Dumfries i PSV Eindhoven janë në listën e Milanit.
Emri më i mundshëm për t’iu bashkuar Milanit është ai i francezit kampion bote Djibril Sidibe.
Anësori është i huazuar te Evertoni nga Monaco, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe pritet largimi i tij.
Sidibe po kërkon një klub ku luan rregullisht dhe Milani është ideali pasi i ofron minutat e duhura.
Gjithsesi mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të janarit se cili nga emrat e lartpërmendur do t’i bashkohet Milanit. /Telegrafi/