Telegrafi

Milani ka gati rinovimin e kontratës me rritje page për Calabrian

Milani thuhet se është gati t’i ofrojë mbrojtësit Davide Calabria një marrëveshje të re të përmirësuar me Rossonerët.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Milani po përgatit një marrëveshje të re për mbrojtësin, i cili është i lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2022.

Gazeta shkruan se Rossonerët duan të shpërblejnë Calabrian për sezonin e tij të shkëlqyeshëm dhe të rrisin pagën e tij në rreth 2 milion euro në vit.

Calabria aktualisht fiton 1.2 milion euro përfshirë bonuset dhe marrëveshja e re mund të varet nga pozicioni i klubit në fund të sezonit.

Milani aktualisht është i pari në Serie A dhe Calabria ka luajtur të gjitha 21 ndeshjet në ligë deri më tani, duke kontribuar me dy gola.

24-vjeçari, i cili ka luajtur dy herë për Italinë, u promovua nga skuadra U-19 në vitin 2015 dhe ka luajtur 138 ndeshje konkurruese për kuqezinjtë. /Telegrafi/