Milani me blerjen e Nikola Kalinic e ka kompletuar numrin e blerjeve në 11.
Skuadra kuqezi ka blerë për çdo pozitë nga një lojtarë në këtë afat kalimtar.
Duke filluar nga porta, Milan mori vëllanë e Ginluigi Donnarummas, Antonion.
Pastaj në mbrojte skuadra me pronar kinez, ka blerë Andrea Contin, Leonardo Bonuccin, Mateo Musachion dhe Ricardo Rodriguezin.
Në mesfushë klubi italian ka fituar Franck Kessie, Hakan Çalhanoglu dhe Lucas Bilgia.
Sulmi përbëhet nga i porsaardhuri Nikola Kalinic, pastaj Andre Silva dhe Fabio Borini. /Telegrafi/