Milani është duke shpresuar që ta transferojë Everton Soares në ditët e fundit të afatit kalimtar nga Gremio.
Anësoi brazilian shkëlqeu në Kupën e Amerikës, andaj ka arritur që të bie në radarin e shumë skuadrave evropiane në këtë afat të transferimeve.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio, raporton se Rossonerët po tentojnë ta transferojnë Evertonin, mirëpo kanë disa probleme.
Gremio është i gatshëm që ta shesë lojtarin në këto dy ditë të fundit të transferimeve, derisa kërkon 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Por, Milani thuhet se po refuzon të ofrojë më shumë se 30 milionë euro, derisa marrëveshja mund të arrihet me plus pesë milionë euro bonuse (në total 35 milionë).
Skuadra italiane po ashtu është e interesuar edhe në transferimin e Brahim Diazit nga Real Madridi, pasi marrëveshja me Angel Correan e Atletico Madridit ka ngecur. /Telegrafi/