Milani thuhet se po përpiqet përsëri të nënshkruajë me talentin e madh polak të Genoas, Krzysztof Piatek, si zëvendësim për Gonzalo Higuain.
Rossonerët kanë udhëtuar drejt qytetit të Jeddah për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit të mërkurën mbrëma.
Megjithatë, sipas mediumit Gazzetta dello Sport, drejtorët e Milanit, Leonardo dhe Paolo Maldini nuk kanë udhëtuar fare me klubin.
Gazeta shpjegon se kjo është për shkak se drejtuesit e Milanit ata janë duke menduar për transferimet e reja në skuadër.
Në veçanti drejtuesit e Milanit synojnë një marrëveshje potenciale për polakun e Genoas, Piatek.
Rossonerët mund të paraqesin një ofertë huazimi të shtrenjtë drejt Genoas, pasi Fair Play Finaciar i ka penguar ata të shpenzojnë 40-50 milionë euro, të cilat pronari i klubit nga Marassi, Enrico Preziosi, po i pret.
Polaku synohet të zëvendësojë Higuainin, i cili thuhet se dëshiron të largohet nga Milani dhe të bashkohet me Maurizio Sarri në Chelsea.
Për Piatek konkurrenca është e madhe pasi sulmuesi pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi, Barcelona dhe Napoli. /Telegrafi/