Site icon Telegrafi

Milani ia cakton çmimin Adrianos

Milani do të kërkojë shifrën mes pesë dhe shtatë milionë eurove për të lejuar Luiz Adriano të largohet nga klubi në janar.

Sulmuesi braziliani ka pak paraqitje këtë sezon nën drejtimin e Vincenzo Montellas dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.

Këtë pakënaqësi të Adrianos duket se do ta shfrytëzoj skuadra ruse, Spartak Moscow, të cilët janë të interesuar ta kthejnë atë në në Premier Ligës ruse.

Lexo po ashtu Luiz Adriano kthehet në Rusi?

Agjenti i Luiz Adrianos ka deklaruar se sulmuesi do të jetë yll në Ligën ruse, por kuqezinjtë nuk do të lejojnë atë të largohet me një çmim të lirë.

Duke pasur parasysh vonesat në marrjen e klubit nga Sino-Europe Sports, ‘Diavolo’ duhet të shesin para se të mund të blejnë këtë janar, kështu që do të kërkojë në mes të pesë apo shtatë milionë eurove për sulmuesin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version