Gjiganti italian, Milani është në kërkim të një mbrojtësi cilësor.
Trajneri i ri i ‘Rossonerëve’, Montella synon që gjatë kësaj verë të blejë disa lojtarë cilësorë, madje, tekniku italian dëshiron ta sjell përforcime në gjitha repartet.
Mediat italianë shkruajnë se kuqezinjtë e Italisë janë hedhur në sulm për mbrojtësin shqiptar te Valnencias, Shkodran Mustafin.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë, ka treguar formë të lartë në sezonin e fundit me skuadrën nga Mestalla.
Forma e mirë e Shkodranit ka bërë që disa top-klube evropiane përfshirë edhe Milanin janë në ndjekje të tij.
Thuhet se tashmë krerët e milanistëve shumë shpejtë do të takohen me drejtuesit e Valencias për të shikuar mundësinë e blerjes së mbrojtësit shqiptar.