Milanit ka vuajtur nga dëmtimet këtë sezon, sidomos në mbrojtje, ku Mattia Caldara nuk ka ofruar aspak garanci.
Emri që ka në listë dyshja Maldini-Boban, është ai i francezit 20-vjeçar, Jean-Clair Todibo, që luan për Barcelonën.
Vetë futbollisti ka dhënë miratimin e tij për një kalim në Milano, madje ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës që të pranojë këtë mundësi.
Ai kërkon të luajë rregullisht, ndërsa tani mbetet që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Milani ka bër ëofertë për huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove verën e ardhshme, formulë kjo e pranuar edhe nga drejtuesit e klubit katalan.
Por Barcelona duan që të shtojnë në marrëveshje edhe të drejtën e riblerjes nëpër 40 milionë eurove. /Telegrafi/