Telegrafi

Milani gjen marrëveshjen me Monacon për sulmuesin Pellegri

Pietro Pellegri llogaritej si njëri nga talentet më të mëdhenj italian.

Në vitin 2018 skuadra franceze Monaco pagoi 20 milionë euro për ta blerë sulmuesin italian nga Genoa.

Por që nga ajo kohë, Pellegrin e kanë përcjell lëndimet e shumta dhe lojtari nuk ka arritur të shfaq më të mirën.

Gjithsesi tani italiani ka vendosur të rikthehet në vendlindje ku ka arritur marrëveshje me gjigantin italian AC Milan.

Rossonerët do ta marrin Pellegrin si huazim një vjeçar ku do të paguajnë një milionë euro për të, me mundësi blerje për gjashtë milionë në fund të sezonit.

Mundësia e blerjes mund të bëhet detyrim për Rossonerët nëse Pellegri e luan një numër të caktuar të ndeshjeve.

Gjithsesi marrëveshja mes palëve është arritur derisa zyrtarizimi është çështje orësh. /Telegrafi/