Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër.
Sulmuesi francez ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me Rossonerët, ku është viti i tij i dytë që po e kalon në San Siro.
Duke marrë parasysh se kontrata i skadonte në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024.
Nga kontrata e re me Milanin, Giroud do të fitoj pagë vjetore prej 3,5 milionë eurove neto.
36-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Milanin ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/
Olivier Giroud will sign new short-term deal with AC Milan in the next days, confirmed as expected – it's all done 🇫🇷 #ACMilan
◉ New contract valid until June 2024;
◉ Salary close to €3.5m net per year;
◉ Everton approached him in January but Giroud only wanted to stay. pic.twitter.com/tgYxmqC8VA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 10, 2023