Milani janë të gatshëm për të përforcuar mbrojtjen e tyre në janar me reprezentuesin brazilian, Rodrigo Caio, i cili është pjesë e Sao Paulo.
23-vjeçari brazilian tashmë është lidhur me një kalim në Serie A gjatë verës, pasi Rossonerët dhe Lazio ishin të interesuar.
Sipas Sport Mediaset, Milani janë duke planifikuar një tjetër përpjekje për talentin e Sao Paulo në afatin kalimtar të mesit të sezonit.
Kjo pasi, nga janari, pronarët e rinj kinezë duhet të kenë marrë përsipër klubin dhe forcuar arkat me fonde të freskëta.
Ndryshe, Rodrigo Caio llogaritet si një nga talentët më të mëdhenj të viteve të fundit në Brazil dhe çmimi i tij parashihet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/