Skuadra e famshme italiane, Milan është pranë shitjes tek pronarët e rinj të cilët do të jenë kinez.
Kësisoj ‘Rossonerët’ nuk priten më të kenë probleme financiare dhe do të tentojnë transferimin e emrave të mëdhenj.
Mediat italiane dhe ato gjermane kanë shkruar se Milan është i gatshëm të bëjë një ofertë të lartë për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund.
Kuqezinjtë kanë gati 80 milionë euro për transferimin e sulmuesit afrikan në qytetin e modës.
Ndërkohë, gabonezi do të ketë një kontratë pesë vjeçare me tetë milionë euro pagë vjetore.
Në rast transferimit të Aubameyangit në Milan, do të ishte një rikthim për afrikanin i cili vite më parë veshte fanellën e Milanit por që nuk kishte hapësira në skuadrën e parë. /Telegrafi/