Milani duket se do të vazhdoj me përforcime edhe në afatin kalimtar të janarit.
Emri i ri i cili pritet të arrijë në Milano është Jakub Jantko.
Anëtari i Udineses ka shkëlqyer me klubin bardh e zi në dy vitet e fundit në Serie A.
21-vjeçari është objektiv i Milanit dhe pritet ti bashkohet kuqezinjve në afatin kalimtar të janarit.
Kështu së paku ka shkruar e përditshmja italiane Corriere Dello Sport.
Në gjashtë ndeshje këtë edicion, Jantko ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
Reprezentuesi çek pritet t’i kushtojë rreth 20 milionë euro Milanit. /Telegrafi/