Pas zyrtarizimit të Mateo Musacchios, Milani është duke punuar fuqishëm edhe për blerjet e reja.
Situata e Franck Kassiet mbete ende e paqartë, pasi ai do tu nënshtrohet edhe disa testeve të reja mjekësore.
Por blerje me e re në horizont duket ajo e Ricardo Rodriguez i cili dëshiron të bashkohet me Milanin.
Agjenti i lojtarit ka thënë se bisedimet janë ndalur shkaku që Wolfsburg kishte ndeshjen e Play-offit.
Sipas tij kjo marrëveshje do të kryhet shumë shpejtë.
Ndërkohë, menjëherë pas zyrtarizimit të blerjes së Musachio dhe afrimit shumë të afërt të Keisse, Milan dëshiron ta mbyllë edhe blerjen e Biglia nga Lazio.
Kapiteni i Lazio, kur të kthehet nga kombëtarja e Argjentinës do të shkojë në Milanello për të firmosur kontratën me 3.5 milionë euro më sezon, një milion më shumë sesa merr aktualisht.
Në arkat e Lazio do të shkojnë 15 milionë euro. /Telegrafi/