Milani nuk e ka nisur mirë këtë edicion në kampionatin italian Serie A.
Edhe pse shpenzuan shuma të mëdha për ta përforcuar skuadrën, Milani ka mbetur jashtë garës për titullin e kampionit.
Aktualisht ‘Rossonerët’ janë në pozitën e tetë në tabelë me 24 pikë të tubuara dhe 14 më pak se Roma që zë pozitën e katërt e që është synimi i Milanit.
Kësisoj trajneri i Milanit, Genaro Gattuso ka kërkuar ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri në listën e ‘Rossonerëve’, është ai i mesfushorit belg Mousa Dembele.
Sipas medieve italiane, Milan ka gati rreth 20 milionë euro për transferimin e belgut në ‘San Siro’.
Dembele është pjesë e skuadrës londineze Tottenham Hotspur që nga vitit 2012 kur iu bashkua nga Fulham.
Gattuso e sheh lojtarin si shumë të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe ka kërkuar nga klubi ta transferojë atë qysh në janar.
Reprezentuesi belg ka zhvilluar 18 paraqitje me Spurs këtë edicion, ndëras ka kontratë deri në qershorin e vitit 2019. /Telegrafi/