Milani i është kthyer fitores në Serie A pas barazimeve ndaj Romës dhe Napolit, kuqezinjtë fituan ndaj Cagliarit me rezultat 3-0.
Skuadra nga Milani ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë dhe e merituar në San Siro.
Milani kaloi në epërsi në minutën e 13-të pasi Luca Ceppitelli shënoi autogol, ndërsa Lucas Paqueta thelloi epërsinë në minutën e 22-të. Krzysztof Piatek kishte rast të mirë për gol në minutën e 25-të, ndërsa me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Mysafirët e filluan mirë pjesën e dytë, ishte Joao Pedro ai që goditi shtyllën në minutën e 60-të, ndërsa pas dy minutave shënoi Piatek për Milanin.
Kuqezinjtë kërkuan golin deri në fund me anë të Hakan Calhanoglut (71′) dhe Suso (80′), por nuk e arritën dhe me rezultatin 3-0 përfundoi gjithçka.
Pas kësaj fitore Milani ngjitet në pozitën e katër me 39 pikë, katër më pak se Interi, por me pikë të barabarta me Atalantan dhe Romën. Skuadra e Gennaro Gattuso në xhiron e radhës do të luajë Atalantas.
Cagliari renditet në vendin e 15-të me 21 pikë, ndërsa në javën tjetër luan me Parman. /Telegrafi/
https://twitter.com/MilanFansMKD/status/1094684816627417090
https://twitter.com/TeamMilanAC/status/1094686762805485568
https://twitter.com/MilanGifs/status/1094701037271900160