AC Milan është futur në garë për mesfushorin e Real Madridit, Iscon.
Spanjolli, i cili kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi, tashmë kurohet edhe nga gjiganti italian.
Mediat italiane shkruajnë se konsorcium kinez që drejton ‘Rossonerët’ janë të interesuar që të blejnë disa lojtarë në mënyrë që Milanin ta kthejnë në Ligën e Kampionëve.
Dhe pikërisht Isco është në listën e kuqezinjve të Italisë. Raportohet se Milani do të provojë ta blejë 24 vjeçarin në afatin e janarit, edhe pse lojtari prej kohësh kërkohet nga trajneri i Unitedit, Jose Mourinho. /Telegrafi/