Milani ka gjetur golin e parë dhe të dytë në ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës ndaj Austria Viennas.
Pa kaluar shumë minuta kohë nga fillimi i ndeshjes, Rossonerët kanë gjetur golin e epërsisë 1-0.
Është mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, i cili shënoi gol të bukur për epërsinë e Milanit.
Goli i turkut erdhi në minutën e shtatë të ndeshjes pas asistimit të Andre Silvas.
Pas vetëm tre minutave lojë radha erdhi edhe për portugezin Silva, i cili shënoi për 2-0. /Telegrafi/