Telegrafi

Milani fiton thellë ndaj Torinos

Milani ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit ka fituar edhe ndeshjen e dytë në sezonin e ri të Serie A, duke mposhtur Torinon, pas fitores në javën e kaluar ndaj Bolognas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Rossonerëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe tri gola, ndërsa mysafirët gjeten një herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të me anë të Christian Pulisic, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Perr Schuurs (33’) barazoi shifrat në 1-1.

Në minutën e 43-të ishte Olivier Giroud, i cili shënoi nga penalltia për epersinë 2-1, teksa Theo Hernandez (45+) u përkujdes ta dërgoj ekipin e tij në pushim me rezultat 3-1.

Në pjesën e dytë, Milani përsëri ishte skuadër më e mirë duke menaxhuar lojën dhe duke shënuar edhe një gol tjetër për të vulosur fitoren.

 

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte përsëri Giroud që nga penalltia shënoi për 4-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Roma, ndërsa Torino e pret Genoan. /Telegrafi/