Milani e ka mposhtur Leccen me rezultat bindës 4-1 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Golin e parë për Rossonerët e shënoi Samu Castillejo në minutën e 26-të nga një asistim i Hakan Calhanouglut.
Por, Lecce nuk u demoralizua nga ky gol, duke arritur t’i barazonin shifrat dhjetë minuta më vonë me anë të Meccariellos, mirëpo që VAR e anuloi atë për pozitë jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 1-0, derisa në të dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Edhe VAR anuloi golin e tyre, Lecce fitoi një penallti në minutën e 54-të, e atë në gol e konvertoi Marco Mancosu.
Por, vendasit nuk festuan shumë, shkaku që Giacomo Bonaventura e riktheu epërsinë e Milanit pas vetëm një minute.
Dy minuta më vonë, Ante Rebic trefishoi rezultatin për Milanin, duke shtuar kështu presionin edhe më shumë ndaj Lecces.
Për ta vulosur fitoren e thellë të skuadrës së Stefano Piolit u përkujdes Rafael Leao që shënoi në minutë e 72-të.
Me këtë fitore në javën e 27-të, Milani gjendet në pozitën e shtatë me 39 pikë, ndërsa Lecce në të 18-in me 25 sosh.
Rossonerët në xhiron e 28-të do të takohen me Romën në San Siro, e që do të jetë një ndeshje për t’u mos e humbur. /Telegrafi/