Telegrafi

Milani fiton me rikthim sensacional ndaj Interit në Derby della Madonnina

Milani ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Interit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në Serie A të njohur si Derby della Madonnina.

Rossonerët i janë kthyer fitores pas dy dështimeve duke mposhtur rivalët e urryer, Interin, dhe duke ngushtuar diferencën me ta në luftën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, i cili përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Ivan Perisic që shënoi për 1-0 pas asistimit të Hakan Calhanoglut.

Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më e mirë duke arritur të kthehet në lojë dhe të shënojë dy gola të shpejtë për të marrë tri pikë shumë të vlefshme.

Oliver Giroud ishte ylli i ekipit duke shënuar fillimisht në minutën e 75-të për barazimit 1-1, ndërsa në minutën e 78-të shënojë për epërsinë 1-2.

Deri në fund pati edhe disa raste dhe tentime nga Interi për të mos e lëshuar këtë ndeshje nga duart, por pa sukses pasi Milani në fund iu gëzua një fitore shumë të vlefshme.

Me këtë fitore, Milani e sheh veten në vendin e dytë me 52 pikë apo vetëm një më pak se Interi në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Napoli, ndërsa Milani e pret në shtëpi Sampdorian. /Telegrafi/