Milani ka fituar ndaj Lazios në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
E gjithë kjo ndodhi në saje të penaltive, ku milanistët takuan me rezultat 5-4, Gianluigi Donnarumma priti tre penalti ndërsa dy sosh portieri shqiptar, Thomas Strakosha.
Tashmë janë publikuar edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri është në radhët e skuadrës kuqezi.
Portieri Donnarumma është vlerësuar me notën më të lartë prej 8.4 ndërsa më i dobëti ishte Felipe i Lazios.
Theksojmë se portieri shqiptar pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 7.9.
Ndryshe, Milani në finale do të takohet me Juventusin e cili eliminoi në gjysmëfinale Atalantën.
Finalja e madhe për ironi të fatit do të luhet në stadiumin olimpik të Romës, aty ku luan edhe Lazio më 9 maj. /Telegrafi/
Lazio
Milan