Telegrafi

Milani fiton ndaj Fiorentinas, mban shpresat gjallë për Ligën e Kampionëve

Fiorentina vs Milan(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Milani ka arritur t’i marrë tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim te Fiorentina.

Rosonerët e kanë mposhtur Violën në ‘ArtemioFranchi’ me rezultat minimal, 0-1, në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi, Hakan Calhanoglu, në minutën e 36-të, ndërsa në pjesën e dytë u zhvillua një lojë edhe më e hapur.

Milani kishte iniciativë edhe më të madhe për gol në pjesën e dytë, por rastet nuk munguan as për Fiorentinan.

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të këtij sezoni në Serie A, ndërsa Rossonerët janë duke shpresuar që të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Pas xhiros së 36-të, Milani gjendet në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Interi që është në të katërtin, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/