Milani është futur zyrtarisht në bisedime me Stuttgartin për transferimin e sulmuesit Serhou Guirassy në San Siro.
Takimi mes palëve ka ndodhur të mërkurën mbrëma në ‘Casa Milan’ dhe duket se palët tanimë kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur.
Milani prej kohësh po e ndjek sulmuesin dhe tani janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të ulët e cila është vetëm 17,5 milionë euro.
Megjithatë ka një çështje për tu zgjedhur dhe ajo është paga e futbollistit dhe kërkesat e tij të larta.
E vetmja çështje që mund të diskutohet mes palëve është vetëm paga që sulmuesi kërkon, rreth pesë milionë euro në sezon, një shifër që te Milan rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e skuadrës.
Megjithatë statistikat e Guirassy me 30 gola në 30 ndeshje këtë sezon e justifikojnë kërkesën e sulmuesit, që dëshiron të vlerësohet për produktivitetin e tij në fushën e blertë.
Gjithsesi, nëse Milan nuk do mund ta finalizojë këtë transferim, e ardhmja e 28-vjeçarit megjithatë mbetet larg Bundesligas dhe Stuttgartit, pasi kërkohet edhe nga disa klube të Ligës Premier të cilat nuk e kanë problem t’i ofrojnë pagë të lartë. /Telegrafi/