Milani ka marr edhe një fitore të madhe në Serie A, e treta me radhë, duke e mposhtur Brescian me rezultat 1-0.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste nuk solli asnjë gol edhe përkundër që të dy skuadrat provuan.
Rastin më të mirë e kishte Milani me sulmuesin Zlatan Ibrahiomovic. Suedezi ishte i vendosur pak metra larg portës, kur mori një pasim të bukur dhe të saktë nga Theo Hernandez, por që nuk qëlloi portë.
Në pjesë e dytë Stefano Pioli bëri disa zëvendësime që dolën të qëlluara.
Në vend të Leaos u fut Ante Rebic që edhe kësaj radhe doli të jetë hero i kuqezinjve.
Ai shënoi nga një top kthyes (71’), ku me një goditje të fortë mposhti portierin, Jesse Joronen (1-0).
GOOOAL ANTE REBICpic.twitter.com/tWDkpuNMZ0
— TeamMilanAC (@TeamMilanAC) January 24, 2020
Pas tij shënoi edhe Manu Castillejo, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori fitoren e tretë me radhë që e ngjet në vendin e gjashtë në renditje me 31 pikë. /Telegrafi/